Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katalonja do të falë 1000 njerëz të akuzuar për magji, shumica gra që quheshin shtriga

Parlamenti katalanas pritet ta kalojë rezolutën për të falur deri në 1000 njerëz – shumica prej tyre gra – të dënuar për magji në rajon 400 vjet më parë.

Lëvizja ndjek veprime të ngjashme që u morrën në Skoci, Zvicër dhe Norvegji pasi më shumë se 100 historianë evropianën nënshkruan një deklaratë me titull: Ato nuk ishin shtriga, ato ishin gra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i Katalonjës, Pere Aragones e përshkroi gjuetinë e shtrigave si “vrasje të institucionalizuar”.

Llogaritet se në mes të 1580 dhe 1630, rreth 50,000 njerëz u dënuan me vdekje për magji në Evropë, 80% prej të cilëve ishin gra, raporton Guardian.

Shtrigat zakonisht fajësoheshin për vdekjet e papritura të fëmijëve ose katastrofat natyrore dhe krizat e urisë.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, shtrigat në Katalonia vareshin, nuk digjeshin në dru.