Një grua që i mbijetoi kampit të vdekjes në Auschwitz dhe rrethimit të Sarajevës në vitet 1990, ka vdekur, sipas përfaqësuesve të komunitetit hebre të Bosnjës.
Greta Ferusiq Weinfeld vdiq në moshën 97 vjeç.
E lindur në veri të Serbisë më 1924, Ferusiq u depërtua në Auschwitz më 1944 bashkë me disa anëtarë të familjes të cilët më vonë u vranë në kamp në Poloni. Ajo ishte e mbijetuara e vetme nga familja e saj, shkruan Guardian.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ajo u rikthye në Serbi, studioi arkitekturën në Beograd dhe më vonë u zhvendos në Sarajevë ku edhe punoi.
Por në mes të ndarjes së dhunshme të Jugosllavisë, Ferusiq u gjend mes luftës sërish.
Gjatë luftës së Bosnjës 1992-1995, ajo refuzoi të evakuohej teksa forcat serbe rrethuan Sarajevën ku më vonë do të vriteshin 11,000 njerëz, përfshirë 1600.