Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin dhe e ka rrëzuar presidentin Roch Kabore.
Njoftimi është bërë në një televizion shtetëror nga një oficer ushtarak, raporton BBC. Ai ka cituar përkeqësimin e situatës së sigurisë si arsye pse ushtria e ka marrë pushtetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKabore është përballur me rritje të pakënaqësive për dështimin e tij për të frenuar kryengritjet islamike.
Është e paqartë vendndodhja e tij, por oficeri ushtarak ka thënë se të gjithë të arrestuarit janë në një vend të sigurt.
Grusht shteti vjen një ditë pasi trupat kapën kazermat dhe u dëgjuan të shtëna me armë në kryeqytetin Ouagadougou.