Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës në Rezzato, qytet në provincën e Brescias. Si pasojë vdiqën 5 të rinj.
Një makinë dhe një autobus janë përplasur, dhe për pasojë pesë të rinj kanë humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes nga përplasja tragjike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMakina ku udhëtonin të rinjtë ka qenë në korsinë e gabuar dhe i ka dalë para autobusit, i cili po vinte në drejtim të kundërt.
I plagosur lehtë shoferi i autobusit, tha se u gjend përpara makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen.
Viktimat ishin të moshës nga 17 deri 22 vjeç.
Zjarrfikësit punuan gjatë për të nxjerrë trupat e të pestëve nga makina plotësisht e shkatërruar.