Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

3 të vdekur nga shpërthimi në një qendër tregtare në Kolumbi

Të paktën tre persona kanë vdekur nga një shpërthim në një qendër tregtare në Kolumbi.

Kryetari i vendit Enrique Penalosa, ka thënë se edhe nëntëmbëdhjetë persona tjerë janë të lënduar, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Një prej të vdekurve është një shtetas francez 23 vjeçar.

Shpërthimi ka ndodhur në një banjë në katin e dytë të qendrës tregtare.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kolumbisë ka thënë se janë nisur hetimet kundër terrorizmit.