Botë

Greqia konfirmon rastin e parë me variantin Omicron

 

Greqia ka identifikuar rastin e parë nga varianti Omicron të COVID-19, njoftoi të enjten ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris.

Infeksioni u konfirmua në një grek që jeton në Johannesburg dhe fluturoi nga Afrika e Jugut në Kretë për pushime, tha Theoklis Zaoutis, kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY).