Botë

Shkencëtarët mendojnë se gjetën shkakun e mpiksjes së gjakut me vaksinën e AstraZenecas

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shkaku që çon te rastet e rralla të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës Oxford/AstraZeneca, raporton BBC.

Ekipi – në Cardiff dhe SHBA – ka treguar në hollësi se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç në vaksinë.

Ata mendojnë se kjo nxitë një reaksion zinxhiror, ku përfshihet sistemi imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.

Kjo vaksinë mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga COVID-i.

Megjithatë, shqetësiomet për mpiksjen e rrallë të gjakut bënë që vaksina të përdorej si alternativë për personat nën 40 vjet në Britani të Madhe.

Po ashtu nxiti një hulumtim për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe nëse mund të parandalohej. Ekipit të Cardiffit iu dhanë fonde emergjente të qeverisë për të gjetur përgjigje.

Shkencëtarët e AstraZenecas iu bashkuan hulumtimit pasi u publikuan rezultatet e mëparshme nga ekipi.

Një zëdhënëse e AstraZenecas theksoi se mpiksjet e gjakut kishin më shumë gjasa të ndodhnin për shkak të COVID-it sesa për shkak të vaksinës dhe se shpjegimi i plotë përse ato ndodhin ende nuk ishte vendosur.

“Megjithëse kërkimi nuk është përfundimtar, ai ofron njohuri interesante dhe AstraZeneca po hulumton mënyra për të shfrytëzuar këto gjetje si pjesë e përpjekjeve për të larguar këto efekte jashtëzakonisht të rralla anësore”, ka thënë zëdhënësja.