Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se mendon që është koha që shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin në konsideratë vaksinimin e obligueshëm.
Ajo ka thënë se masa e tillë duhet të merret për shkak të variantit të ri Omicron, raporton BBC.
“Në njërën anë kemi virusin dhe variantet, dhe në tjetrën kemi vaksinimin dhe përforcimet dhe dua që pjesa e dytë të fitojë”, ka thënë ajo.
“Jo çdokush dhe të gjithë mund të vaksinohet”, pohoi ajo, por tha se “shumica dërrmuese mundet”.
Prandaj, shtoi von der Leyen, duhet të diskutohet se si të inkurajohen dhe të mendohet për vaksinimin e obligueshëm brenda Bashkimit Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Omicron pritet të bëhet variant dominues në Evropë
-
Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron
-
Mbi 70 për qind e të rriturve në BE janë imunizuar me dozë të parë
-
Von der Leyen: Evropianët e parë pritet të vaksionohen për koronavirus para fundit të vitit
-
Von der Leyen: Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë