Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, teksa 57 për qind prej tyre janë imunizuar plotësisht.
Ajo ka bërë të ditur se blloku i ka mbajtur fjalët e veta. Bashkimi Evropian e kishte caktuar fundin e korrikut si afat për vaksinimin e 70 për qind të popullatës mbi tetëmbëdhjetë vjeç. Këto të dhëna e kanë vënë Bashkimin Evropian në mesin e liderëve botërorë të vaksinimit. Duke folur në Bruksel, Von der Leyen e ka cilësuar si shumë të suksesshëm vaksinimin përbrenda vendeve të bllokut.
Ajo ka thënë se BE-ja duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe më tutje. Megjithëkëtë, ajo ka shtuar se varianti Delta i koronavirusit është shumë i rrezikshëm, prandaj ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen për hir të shëndetit të tyre dhe të të tjerëve. Komisioni Evropian është zotuar se do të ketë mjaftueshëm vaksina.
-
Von der Leyen: Koha që të mendojmë për vaksinimin e detyrueshëm
-
BE-ja do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina
-
BE-ja zotohet se do të përshpejtojë vaksinimin
-
BE-ja synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në qershor
-
Von der Leyen: Evropianët e parë pritet të vaksionohen për koronavirus para fundit të vitit