Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike e Bullgarisë ka marrë vendim sot që të ulë shpejtësinë në pjesën e autostradës në Strumë, ku para një jave një autobus nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe më pas humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë.
Ministrja Violeta Komitova ka thënë se nuk e kupton se si në vitin 2013, u rrit shpejtësia nga 90 km në orë në 120 km në orë, përcjel “Novinite.bg”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekspertëve bullgarë, në kthesat me pjerrtësi mbi 4 për qind nuk mund të lejohet shpejtësi më e madhe se 90 km në orë.
“Ka masa urgjente që ne i kemi rekomanduar. Urgjentisht kufizohet shpejtësia në 90 km/h. E dyta është vendosja e reflektorëve në seksione të rrezikshme çdo 10-12 metra”, ka thënë ajo.