Parlamenti i Sllovenisë ka miratuar rezolutën për programin kombëtar të sigurisë rrugore për shtatë vjetët e ardhshme, e cila përfshin kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes në 30 km/h në disa rrugë dhe uljen e sasisë së lejuar të alkoolit në 0.0 për mijë.
Masat e reja synojnë që deri në vitin 2030 jo më shumë se 50 persona të vdesin në aksidente dhe jo më shumë se 400 të lëndohen.
Rezoluta parashikon zhvillimin e infrastrukturës për të promovuar gjithashtu përdorimin e sigurt të transportit publik, ecjes, çiklizmit dhe formave të tjera të lëvizshmërisë.
Është planifikuar zgjerimi i zonës ku shpejtësia e lejuar nuk kalon 30 kilometra në orë, veçanërisht pranë shkollave, kopshteve, në kryqëzimet e trafikut dhe zonave të populluara.
Ndër të tjera, rezoluta parasheh ashpërsim të ligjit për kundërvajtësit e trafikut dhe mundësinë e ngritjes së kërkesës për dëmshpërblim në ndonjë aksident të rëndë trafiku për shkak të alkoolit apo drogës nga 13.560 euro në 130 mijë euro.
-
Në Sllovaki mund të gjobiteni nëse ecni më shpejt se 6 km/h
-
Sllovakia synon rritjen e sigurisë për politikanët pas plagosjes së Ficos
-
Ambasada e Sllovenisë kërkon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor afër shkollave
-
Italia planifikon masa të rrepta në trafik
-
Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm