Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, ka kundërshtuar kërkesën e Iranit për t’ia hequr të gjitha sanksionet ndërkombëtare si kusht për kthim në negociatat për planin e tij bërthamor.
Izraeli vlerëson se ky është një shantazh që fuqitë botërore nuk duhet ta lejojnë të materializohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi iranian në negociatat e rifilluara në Vjenë ka thënë se fokusi kryesor i delegacionit të Republikës Islamike është heqja e sanksioneve për t’iu kthyer marrëveshjes së arritur më 2015, e prej së cilës ishin tërhequr Shtetet e Bashkuara nën administratën e Donald Trumpit.