Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin për variantin e ri të COVID-19, që fillimisht është identifikuar në Afrikën e Jugut.
Sipas OBSH-së, të dhënat e para lidhur me variantin i cili është emëruar Omicron, flasin për rritje të rrezikut me riinfektim me këtë variant.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë të lëshuar të premten në mbrëmje, OBSH-ja ka bërë të ditur se numri i rasteve me variantin e ri i cili parashihet se mund të ketë mutacione, duket të jetë në rritje në pothuajse të gjitha provincat e Afrikës Jugore.
“Një variant bëhet shqetësues kur ai mutacion mund të ndikojë në gjëra të tilla si transmetueshmëria, virulenca ose efektiviteti i vaksinave. Varianti ka një numër të madh të mutacioneve, disa prej të cilave janë shqetësuese”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.
OBSH-ja ka thënë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është.
OBSH-ja është deklaruar edhe kundër vendeve që vendosin me nxitim kufizime udhëtimi, duke thënë se ato duhet të shikojnë një "qasje të bazuar në rrezik dhe shkencore".
Varianti, me emrin Omicron, u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut, më 24 nëntor.
I njohur më parë si B.1.1.529, ai është identifikuar gjithashtu në Belgjikë, Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael. Si pasojë e tij, Britania e Madhe, vendet e BE-së dhe Zvicra kanë ndaluar përkohësisht fluturimet nga disa vende të Afrikës Jugore.