Shkon në 46 numri i të vdekurve në aksidentin në Bullgari, prej tyre 12 fëmijë

Shkon në 46 numri i të vdekurve në aksidentin në Bullgari, prej tyre 12 fëmijë
Ka shkuar në 46 numri i të vdekurve në aksidentin me autobus në Bullgari në orët e hershme të së martës.
Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.
Për momentin janë konfirmuar 46 të vdekur, njofton “Alsat M”, në mesin e të vdekurve janë 12 fëmijë.
Në spitalin “Pirgov” në Sofje, gjendjen shtatë persona me djegie në trup.
“Ata janë në gjendje të rëndë, kanë humbur familjarët e tyre”, ka thënë Maja Argirova udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.
Së paku 45 të vdekur pasi autobusi në Bullgari përfshihet nga zjarri
Së paku 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga zjarri në autostradën Struma në perëndim të Bullgarisë njofton agjencia BTA.
Në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë. Dyshohet se të gjithë pasagjerët ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut. Shtatë persona janë nxjerrë gjallë e janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të së martës, ndërsa autobusi ishte rrotulluar e më pas përfshirë nga zjarri.
Autobusi po udhëtonte nga Turqia për në Maqedoni të Veriut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

SHBA-ja vlerëson se Rusia ka humbur rreth 1.000 tanke në Ukrainë

Metroja e Kharkivit do të përdoret sërish si strehë, disa ditë pas rihapjes

Blinken: Mbështetja e Kinës për Putinin duhet të ngrejë kambanat e alarmit

Kryeministrja finlandeze viziton qytetet e shkatërruara ukrainase

Britania paralajmëron se ndikimi rus në Ballkan mund të shkaktojë luftë

Dita e 92-të e invazionit rus në Ukrainë

500 bunkerët finlandezë, rezistues ndaj sulmeve bërthamore

Luftimet në Donbas, më të ashprat deri më tash

Dy mësueset që sakrifikuan jetën për t’i shpëtuar nxënësit e tyre në Teksas

Smith: NATO-ja e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit

Turqia në negociata me Ukrainën dhe Rusinë që ta hapë korridorin për eksporte të drithërave
