Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i frikësuar nga mundësia se mbi Bosnjë-Hercegovinën dhe liderët e saj politikë mund të vihen sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Vuçiqi, duke komentuar situatën në Bosnjë, ku anëtari i Presidencës 3-anëtarëshe Milorad Dodik, po punon për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit, ka thënë se sanksionet nuk janë të mira për askënd dhe se pasojat do t’i ndiejë gjithë rajoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPerëndimi ka kërcënuar me sanksione Bosnjën dhe Dodikun, nëse vazhdon nismat për themelimin e ushtrisë së Republika Srpskas e të ngjashme.
“Nuk janë të mirëseardhura as për Bosnjën e as për Serbinë. Kam frikë të madhe nga kjo. Edhe pse nuk do të ketë sanksione ndaj Serbisë, në një mënyrë i ndiejmë edhe ne. Cili investitor do të vijë në Bosnjë nëse do të ketë sanksione ndaj Dodikut apo kujtdo tjetër”, ka thënë Vuçiqi, përcjell klix.ba. “Ne duhet të ulemi e të bisedojmë”.