Një person ka vdekur në Republikën Çeke pasi ka rënë kabina e teleferikut duke u përplasur në mal. Rasti ka ndodhur në veri të Liberecit, derisa mediat ndërkombëtare shkruajnë se të paktën 15 persona janë lënduar.
“Derisa ishte në lëvizje, një kabinë ra. Brenda saj ishte një person që nuk iu mbijetoi plagëve”, ka thënë Michael Georgiev, zëdhënësi i Njësisë së Shpëtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi bëri me dije se një kabinë tjetër ka qëndruar në vend, derisa disa persona të tjerë janë evakuuar pa lëndime.
Mediat çeke kanë publikuar pamje të incidentit.