Një person ka vdekur në Republikën Çeke pasi ka rënë kabina e teleferikut duke u përplasur në mal. Rasti ka ndodhur në veri të Liberecit, derisa mediat ndërkombëtare shkruajnë se të paktën 15 persona janë lënduar.
“Derisa ishte në lëvizje, një kabinë ra. Brenda saj ishte një person që nuk iu mbijetoi plagëve”, ka thënë Michael Georgiev, zëdhënësi i Njësisë së Shpëtimit.
Ai bëri me dije se një kabinë tjetër ka qëndruar në vend, derisa disa persona të tjerë janë evakuuar pa lëndime.
Mediat çeke kanë publikuar pamje të incidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Bie një kabinë teleferiku në alpet e Zvicrës, një i vdekur
-
Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë
-
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali
-
Një i vdekur dhe nëntë të lënduar në Kolumbi pasi një kabinë teleferiku bie në tokë
-
Katër të vdekur dhe 23 të lënduar në një përplasje mes trenave në Republikën Çeke