Botë

Punëtorët bullgarë protestojnë ndaj certifikatave të detyueshme të vaksinimit

Me mijëra pronarë restorantesh, kuzhinierë, kamerierë dhe baristë i kanë vërshuar rrugët e qyteteve më të mëdha të Bullgarisë, në protestën ndaj vendimit të Qeverisë për ta bërë të detyrueshëm posedimin e certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19 për hyrje në ambientet e brendshme të lokaleve.

Shoqatat e restoranteve dhe hotelerisë e organizuan protestën, duke i cilësuar certifikatat si joadekuate dhe diskriminuese.

Ato pretendojnë se në dy ditët e para të vendimit të ri, frekuentimi i restoranteve shënoi rënie prej 80 për qind në gjithë vendin. Bullgaria po përballet me ngritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19.

Ka njërën prej shkallëve më të ulët të vaksinimit mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë dy javëve të fundit, Bullgaria evidentoi përqindjen më të lartë të vdekshmërisë ndërsa 94 për qind e të vdekurve ishin të pavaksinuar. Megjithëkëtë, protestuesit pretendojnë se përdorimi i certifikatave nuk është zgjidhje për shpërthimin e virusit, por vetëm thellim i telasheve ekonomike të vendit.