Bullgaria pritet t’i japë çdo pensionisti një shpërblim në para nëse vaksinohen me dozën e parë apo të dytë të vaksinës kundër COVID-19, raporton agjencia Reuters.
Pensionistët do të marrin 75 leva (38.40 euro) nëse marrin vaksinën.
Edhe ata që kanë marrë të tri dozat e vaksinës janë të kualifikuar për këtë shpërblim.
Vetëm 27 për qind e të rriturve në Bullgari janë vaksinuar plotësisht.
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, ka thënë të enjten se prioritet i Qeverisë është të zbutet ngarkesa nëpër spitale dhe të mbrojë të moshuarit që janë më të rrezikuarit.