Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irani pajtohet për kthim në bisedime bërthamore

Irani është pajtuar që t’i vazhdojë bisedimet bërthamore deri para fundit të muajit nëntor, ka bërë të ditur negociatori kryesor bërthamor i vendit, Ali Bageri Kani, në një postim në Twitter.

Ai është takuar në Bruksel me Enrique Mora, zëvendësshef i Shërbimit të Jashtëm në Bashkimin Evropian, për të diskutuar rreth vazhdimit të bisedimeve të pezulluara në qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët, Irani është përfshirë në bisedimet në Vjenë me përfaqësues nga Kina, Gjermania, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Negociatat synojnë ringjalljen e ujdisë bërthamore, nën të cilën shteti iranian është pajtuar që ta kufizojë programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Vendi nuk i është përmbajtur marrëveshjes qëkur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga ujdia më 2018 dhe e zbatoi fushatën e presionit maksimal ndaj Iranit me anë të sanksioneve të reja.