Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se do t'i dalë në ndihmë Tajvanit në rast se sulmohet nga Kina.
"Po, jemi të angazhuar për ta bërë", ka deklaruar ai. Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se komentet e Bidenit nuk nënkuptojnë ndryshim të politikave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ajo që ju duhet të shqetësoheni është nëse ata (Kina) do të përfshihen apo jo në aktivitete që mund të bëjnë gabime serioze.”
Ndërkohë, Tajvani zyrtar ka theksuar se deklaratat e të parit të SHBA-së nuk nënkuptojnë ndryshime në politikë në raport me Kinën. SHBA-ja nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shet armë si pjesë e Aktit të Marrëdhënieve me këtë shtet, raporton BBC.
Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë shtuar pasi kjo e fundit nisi javëve të fundit dhjetëra avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.