Masten Wanjala, që ka pranuar se ka vrarë disa fëmijë në Kenia, është rrahur për vdekje nga një turmë njerëzish. Ai ishte arratisur nga stacioni policor, derisa një grup banorësh e gjurmuan në një shtëpi në qytetin Bungoma. Aty u rrah rëndë dhe më pas u konfirmua vdekja e tij, raporton BBC.
Wanjala kishte pranuar se u jepte djemve drogë dhe se në rrethana të caktuara ua pinte gjakun atyre. Ai ishte paraqitur shpeshherë si trajner futboll, me qëllim të joshjes së viktimave.
"Ligji i xhunglës i zbatuar nga fshatarët e zemëruar është mbizotërues", kanë thënë nga Drejtoria e Hetimeve Penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Lideri i një kulti në Kenia akuzohet për vrasje të 191 personave
-
Katër persona vdesin nga uria për shkak të një besimi në Kenia
-
Futbollisti i njohur i Ugandës rrihet për vdekje nga banditët
-
Përmbytje në Kenia, mbi 60 të vdekur
-
OKB: Mbi 100 gra u përdhunuan dhe dogjën për së gjalli në një burg në Kongo