Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet me burgim të përjetshëm milioneri 78-vjeçar

Milionerit të famshëm amerikan, Robert Durst, i është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e mikes, Susan Berman.

Durst ishte akuzuar se në 2000-n e kishte vrarë Bermanin, me qëllim të pamundësimit të kontaktit me Policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij. Atëbotë, viktima ishte gjetur e vrarë me plumb në kokë, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

78-vjeçari është i dyshuar edhe për vrasjen e dy personave.

Robert Durst është ndër personat më të pasur në Amerikë, me prona të shumta të paluajtshme.