Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia e fuqishme paralizon trafikun në Athinë

Stuhi të fuqishme kanë goditur Athinën dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore, duke shkaktuar bllokadë në trafik dhe mbylljen e disa rrugëve. Autoritetet në ishullin grek Evia kanë bërë të ditur se disa zona të shkatërruara nga zjarret malore të kësaj vere janë duke u evakuuar, si pasojë e stuhisë së dytë të fuqishme që ka mbërthyer vendin brenda një jave.

Qeveria ka adresuar mesazhe alarmi në greqishte dhe anglishte nëpër telefonat e qytetarëve nëpër zonat e goditura, duke u kërkuar që t’i “shmangin daljet e panevojshme si dhe pjesët që janë apo që mund të përballen me përmbytje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shërbimet meteorologjike të shtetit kanë paralajmëruar se kushtet aktuale të motit pritet që të përmirësohen gjatë së shtunës.