Zyrtarët amerikanë po hetojnë për raste të mundshme me sëmundjen e sindromit të “Havanas” në Kolumbi, pak ditë para vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, raporton BBC.
Stafi i Ambasadës së SHBA-së në Bogota mund të ketë marrë lëndime nga sëmundja misterioze, që shkakton zhurmë të dhimbshme në veshë, lodhje e marramendje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI raportuar për herë të parë në Kubë në vitin 2016, diplomatët amerikanë nëpër botë që nga atëherë kanë raportuar raste me këtë sindromë.
Origjina është e panjohur, disa spekulojnë se është ndonjë lloj arme.
Të martën, Wall Street Journal ka raportuar se në emailat e dërguar nga ambasadori amerikan në Kolumbi, Philip Goldberg, është konfirmuar një numër i “incidenteve të pashpjegueshme shëndetësore” apo UHI-s – term që përdoret për sindromin Havana – që nga shtatori.
Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, ka thënë se po e heton rastin. Ai ka thënë se SHBA-ja po drejton një hetim.