Botë

Dodik i vendosur për të shkatërruar Bosnjën

Foto: Epa-Efa
 

Anëtari serb i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shpalosur planin që sipas tij, do t’ia kthejë sovranitetin Republika Srpskas.

Dodik dha sot një konferencë për media ku shpalosi planin për defunksionalizimin e institucioneve kyç të Bosnjës. Mediat në Bosnjë e kanë quajtur këtë paraqitje si më radikalen të Dodikut deri më tash.