Gjithmonë të njëjtin stil të veshjes: Pantallona të thjeshtë, xhaketë me tre kopsa, një gjerdan dhe këpucë të rrafshëta.
Por në këta 16 vjet në krye të shtetit më të fuqishëm të Evropës, Merkeli nëpër takime vazhdimisht ndërronte ngjyrën e xhaketës.
Shumë njerëz kanë përfolur se çfarë kuptimi kishin ngjyrat që ajo i përdorte për xhaketën e saj.
E përditshmja britanike “The Guardian” në një shkrim të botuar para tre javësh, kishte thënë se Merkeli kishte shumë ngjyra, por me të njëjtin stil.
Ajo që vihet re është se Angela Merkel ndryshon vetëm ngjyrat e xhaketës, në varësi se ku shkon, kë takon atë ditë dhe për çfarë do të diskutojë.
Mediat në Shqipëri raportuan për veshjen e saj kur u takua me kryeministrin Edi Rama. Kanë thënë se kështu u kuptua edhe toni i diskutimeve të saj.
Merkel shpesh vishte xhaketë të kuqe ose të verdhë për takime “të brendshme” në Gjermani.
Të verdhën dhe të bardhën kancelarja gjermane e vishte kur dëshironte të dërgonte mesazhe paqeje.
Ngjyra e gjelbër për kancelaren simbolizonte optimizmin, qetësinë dhe ekuilibrin, kanë shkruar mediat ndërkombëtare.
Ngjyrën e kaltër Merkeli e përdori kur biseda bëhej serioze. Ndërsa ngjyra vjollcë është për takime formale.
Nga ana tjetër, kur kancelarja gjermane vishet me të zeza, nënkuptonte se Merkeli ka vendosur t’i japë ultimatume ndonjë shteti tjetër.