Numri i kandidatëve për nominimin presidencial në zgjedhjet e ardhshme në Rusi ka arritur në 29, ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ella Pamfilova, në seancën e komisionit të shtunën.
“Shumë kolegë tanë aktualisht po marrin pjesë në kongreset e kandidatëve, numri i të cilëve ka arritur në 29”, ka thënë ajo.
Sipas ligjit rus për zgjedhjet presidenciale, kandidatët e vetëshpallur duhet të sigurojnë mbështetjen e një grupi votuesish, të njoftojnë KQZ-në dhe të dorëzojnë dokumentacionin në komision deri më 27 dhjetor.
Partitë politike kanë të drejtë të propozojnë kandidatët e tyre në kongrese.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen nga 15 deri më 17 mars 2024, raporton TASS.
-
Putin zyrtarisht regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale
-
Putini siguron 2 milionë nënshkrime për garën presidenciale
-
Fillon votimi në zgjedhjet ku Putini s’ka dyshim se do të jetë fituesi
-
Shtatë kandidatë në garën për president të Maqedonisë së Veriut
-
Gjenden “gabime” në dokumentacion e sfiduesit të Putinit