Më shumë se dy milionë rusë kanë nënshkruar dokumentet në përkrahje të kandidaturës së presidentit Vladimir Putin për zgjedhjet presidenciale të muajit mars.
Nën ligjin e zgjedhjeve, kandidatët e pavarur duhet të sigurojnë së paku 300 mijë nënshkrime nga 40 rajonet e Rusisë me qëllim që të bëhen pjesë e garës. Putini, i cili ka kandiduar si i pavarur, ka siguruar 2.5 milionë nënshkrime, gati një milion më shumë sesa në vitin 2018.
Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se nëse Putini dëshiron edhe më shumë nënshkrime, mund të sigurohen pa problem.
Komisioni i zgjedhjeve deri më tani ka miratuar kandidaturat e këtyre personave. Deri më tani janë zyrtarizuar kandidatët e liberalëve dhe komunistëve.
Asnjëri prej tyre nuk pritet të rrezikojë Putinin, i cili ka dominuar politikën ruse që prej vitit 2000 kur u bë president. Partitë e kandidatëve kanë përkrahur të gjitha politikat e Putinit në Dumën ruse.
EdheKritikët e njohur që do të mund t’ia rrezikonin postin Putinit ose janë në burg, ose kanë ikur në shtetet perëndimore.
Nën reformat kushtetuese, të cilat i ka propozuar vetë, Putini ka të drejtë të mbajë dy mandate të reja, me të cilat do të zgjaste pushtetin deri në vitin 2036.