Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja thërret SHBA-në e Kinën të shmangin luftën e ftohtë të re

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës që të shmangin përshkallëzimin e raporteve të tyre “krejtësisht jofunksionale” para se problemet të kthehen në potencial për një luftë të ftohtë të re.

OKB-ja druan se përshkallëzimi do të mund të ndikonte në mbarë botën. Sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AP, para Asamblesë së Përgjithshme të përvitshme se dy fuqitë e mëdha ekonomike duhet të bashkëpunojnë për luftimin e pandemisë, shqetësimeve të klimës dhe sfidave të tjera planetare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mekanizmi më i madh politik i botës vlerëson se Uashingtoni dhe Kina duhet të negociojnë në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të të drejtave të njeriut, sigurinë e internetit dhe sovranitetin në Detin e Kinës Jugore.

Guterres ka thënë se fatmirësisht, sot bota po përballet vetëm me konfrontim ndërmjet SHBA-së dhe Kinës. Ai ka thënë se dy fuqitë duhet të krijojnë raporte funksionale për adresimin e të gjitha çështjeve që po sfidojnë mbarë botën.