Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai sirian, Bashar al-Assad, janë takuar të martën në Moskë për të diskutuar rreth bashkëpunimin midis ushtrive të tyre dhe për vazhdimin e operacioneve të përbashkëta për marrjen e kontrollit në zonat rebele të Sirisë.
Takimi i dy liderëve ishte i pari që nga janari i vitit të kaluar i mbajtur në kryeqytetin sirian. Televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar takimin si të gjatë dhe ka raportuar se në të ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm sirian dhe ministri rus i Mbrojtjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemë e diskutimeve raportohet të ishte edhe çështja e luftimit të terrorizmit. Putini ka përmendur praninë e trupave amerikane në Sirinë jugore, të cilët po bashkëpunojnë me luftëtarët kurdë në betejën kundër Shtetit Islamik, si dhe çështjen e vendosjes së forcave turke në Sirinë veriore.
Putin ka thënë se prania e tyre është e paligjshme, ngase nuk e ka miratimin e OKB-së apo Qeverisë së Assadit.
Putini dhe Assadi kanë diskutuar edhe për procesin politik në vendin e ndarë nga lufta.