Zelanda e re ka raportuar për rastin e parë të vdekjes nga variantit Delta dhe 20 raste ditore të infektimeve, të gjitha këto në Auckland që është epiqendra e virusit.
Gruaja që vdiq ishte rreth moshës 90 vjeç dhe kishte edhe probleme të tjera shoqëruese, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është edhe rasti i parë i vdekjes si pasojë e COVID-19 që nga mesi i muajit shkurt të këtij viti, në Zelandë të Re.
“Çdo vdekje është një rikujtim për dëmet që COVID-19 mund të shkaktojë kur hyn në komunitetin tonë”, ka thënë kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern.
Rreth 1,7 milionë banorë të Aucklandit, që është qyteti më i madh në Zelandë të Re, janë nën masa strikte të mbylljes së katërt, që nga mesi i muajit gusht.
Shkollat, kafet dhe restorantet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërkohë që shumicës së qytetarëve të këtij vendi u është kërkuar që të mos dalin nga shtëpitë.
Zelanda e Re ka raportuar për 3,392 raste me COVID-19 dhe 27 të vekur si pasojë e tij që kur ka nisur pandemia.