Ushtria e Australisë është angazhuar për respektimin e masave të izolimit në Sydneyn që regjistroi rekord rastesh ditore me Covid-19. Autoritetet kanë bërë të ditur të enjten se përhapja e koronavirusit do të përkeqësohet gjatë ditëve të ardhshme.
Izolimi i qytetit më të madh australian ka vënë në presion kryeministrin Scott Morrison, të cilit i ka rënë përkrahja në sondazhe dhe ka shpërfaqur shqetësimet për ekonominë e Australisë që mund të hyjë në recesion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAni pse qyteti është në izolim të plotë, të enjten janë konfirmuar 239 raste të reja, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.
Nën masat e izolimit, banorët e Sydneyt duhet të mbajnë maska në ambietntet e hapura dhe nuk u lejohet largimi më larg se pesë kilometra nga shtëpia. Me ashpërsimin e masave që do të nisin të premten, policia ka kërkuar ndihmën e 300 ushtarëve për të ndihmuar në respektimin e këtyre masave.