Një dyqan i argjendarisë në afërsi të avenusë Champs-Elysee në qendër të Parisit, është shënjestruar sot nga persona të armatosur, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Parisit, bën të ditur “Le Parisien”.
Raportohet se janë vjedhur stoli në vlerë deri 2 milionë euro.
Është raportuar se në dyqan është futur një person me skuter dhe nën kërcënim të armës ka vjedhur stoli, para se të largohej.
Zyra e prokurorit ka nisur hetimet. Por nuk konfirmoi shumën e stolive të vjedhura.
Chaumet, është një prej markave më të vjetra franceze të argjendarisë dhe është në pronë të konglomeratit LVMH.
Artikuj të ngjashëm
-
Të veshur me stil, grabitësit vjedhin stoli 15 milionë euroshe në zemër të Parisit
-
Punonjësi i Pallatit Elysee akuzohet për vjedhje të gjësendeve në vlerë rreth 40 mijë euro
-
Rriten arrestimet, por asnjë shenjë drejt kthimit të eksponateve elitare të “Louvreit”
-
Grabitje në një muze tjetër në Francë
-
Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes rreth 90 milionë euroshe