Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sistemi i paralajmërimit të përmbytjeve në Gjermani “s’ishte optimal”

bKreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani pranoi se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.

Gjermania, javën e kaluar, u përfshi nga përmbytje masive, që shkaktuan numër të madh viktimash dhe shkatërrime të mëdha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tragjedia nuk mund të përshkruhet siç duhet me fjalë”, tha kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, Armin Schuster.

Kur bëhet fjalë për sistemin e paralajmërimit, Schuster tha se ai “nuk ka funksionuar në mënyrë optimale”.

“Zyra ime ka shumë njohuri dhe pak juridiksion. Ne e shtypim butonin paralajmërues vetëm në rast lufte," tha Schust, duke iu referuar faktit se Qeveria federale është përgjegjëse për mbrojtjen civile vetëm në rast të ndonjë konflikti kombëtar.

“Përndryshe, ne e vendosim sistemin tonë në dispozicion të landeve dhe komunave dhe ato e përdorin atë”, shtoi Schust.

Çështja tani është se si të përmirësohet sistemi i paralajmërimit, “për shembull me më shumë sirena dhe me tekst-mesazhe në celularë”, shtoi ai.

Mbi 170 njerëz humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani.

Landet më të prekura ishin: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një paketë emergjente të ndihmës, me vlerë qindra miliona euro. \Rel