Njerëzit në gjithë botën janë tronditur nga moti ekstrem që besohet se është shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Sivjet, Gjermania, Anglia dhe Bangladeshi janë tri raste të shiut të rrëmbyeshëm, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Muaji korrik ishte fatal për së paku 180 gjermanë që humbën jetën në pjesën lindore, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Dëmet vlerësohet se i kanë kushtuar Gjermanisë me miliarda euro.
Po atë muaj, banorët e Londrës u përballën me përmbytje pas disa ditësh reshje të shiut.
Ishin të tronditur me pamjet e shtëpive dhe rrugëve të përmbytura.
Pamje të frikshme janë publikuar këto ditë edhe nga Bangladeshi i përmbytur.
Edhe
A është ndryshimi klimatik shkaktari i përmbytjeve në Gjermani?
Shteti i varur krejtësisht nga rrjedhat e lumenjve, është shumë i rrezikuar nga përmbytjet dhe moti ekstrem.
Në vitet e fundit, ciklonet dhe batica kanë goditur shpesh këtë shtet. Është humbur agrikultura, ndërkaq njerëzit po detyrohen t’i braktisin tokat e tyre.
“Këtu dikur kanë jetuar 2 mijë njerëz. Tani kemi mbetur 350 ose 400. Nuk kemi ide ku të shkojmë, çfarë do të ndodhë me fëmijët tanë apo çfarë fati do të kemi”.
Përkundër deklaratave dhe marrëveshjeve për klimën, në praktikë nuk është bërë asgjë për t’u mbrojtur nga kriza klimatike.
Pjesa e kryeqytetit britanik që sivjet është përmbytur, kishte infrastrukturë të shekullit 19.
“Sistemi i drenazhit në Londër nuk mund t’u përballojë sfidave moderne të ndryshimit klimatik dhe kjo bëhet për disa arsye. Sistemi ishte dizajnuar në fund të shekullit 19 dhe mund të përballojë 6.5 milimetra shi. Kur analizojmë motin ekstrem të 12 korrikut, gati 50 milimetra shi ka rënë brenda një ore”.
Edhe
Si vdiqën për pak minuta qindra njerëz nga përmbytjet në Spanjë?
Bangladeshi së fundmi është goditur nga cikloni Jaas.
Vit pas viti, përmbytjet kanë shkatërruar bllokadat me baltë që i krijuan banorët e disa zonave në Bangladesh.
Përmbytjet kanë shkatërruar krejt shtëpitë.
Për ata që jetojnë në afërsi të lumenjve, nuk ka shpëtim.
“Kur mendojmë se niveli i detit do të rritet dhe ngrohja globale nuk do të kontrollohet për shkak të liderëve politikë dhe qeverive që nuk po kufizojnë emetimin e gazrave. Mendoj se 50 për qind e tokës në Bangladesh do të rrezikohet nga ndikimi i ndryshimit klimatik”.
Këtë të diele ka nisur konferenca dyjavore e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Edhe
Miliona njerëz bllokohen nga përmbytjet në Bangladesh, e fajësojnë Indinë
Grupet e shumta ambientaliste janë bërë bashkë në një protestë në Glasgou të Skocisë, që do të jetë nikoqir i konferencës së OKB-së.
Ata nuk duan premtime nga politikanët, duan veprime.