Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kinë, prindërit e pavaksinuar nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Nxënësit nuk do të lejohen të kthehen në shkollë në shtator nëse e gjithë familja e tyre nuk është vaksinuar plotësisht, kanë thënë disa qeveri lokale në Kinë.

Disa qytete gjithashtu thanë që njerëzit kishin nevojë të vaksinoheshin për të hyrë në vende publike si spitalet dhe supermarketet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kina bashkohet me të tjerat, duke përfshirë Francën dhe Greqinë, të cilat kanë bërë vaksinën të detyrueshme në disa sektorë.

Kina ka vendosur një objektiv kombëtar për vaksnimin e 64% të popullsisë së saj deri në fund të vitit.

Qeveritë lokale në provincat e tjera, përfshirë Jiangxi dhe Henan, lëshuan direktiva të ngjashme për të thënë që vetëm nxënësit, familjet e të cilëve janë vaksinuar do të lejohen të ndjekin semestrin e ri të vjeshtës.

Por rregullat ndryshojnë ndjeshëm nga rajoni në rajon.

Në provincën veriore Hebei të Pingxiang, studentët e moshës midis 12 dhe 17 vjeç nuk do të lejohen të kthehen në shkollë nëse nuk janë vaksinuar plotësisht. Nuk është e qartë nëse kjo vlen për studentë të moshave të tjera.

Ndërkohë, Hancheng në provincën Shaanxi ka thënë se njerëzit e pavaksinuar nuk do të lejohen të vizitojnë hotele, restorante dhe vende argëtimi, ndër të tjera.

Rregullat ndryshojnë nëpër qytete, por shumica e tyre kanë caktuar një afat deri në fund të korrikut që njerëzit të marrin vaksinat e tyre para se të fillojnë masat e rrepta.