Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

28 të vdekur në aksidentin me autobus në Portugali

Një autobus me turistë ka devijuar nga rruga duke lënë të vdekur 28 persona, dhe të tjerë të lënduar, në ishullin Madeira në Portugali.

Vdekjet i konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Portugalisë, Lusa.

Gazeta gjermane Bild raportoi se 9 nga të vdekurit ishin gjermanë. Në total, 50 persona gjendeshin brenda autobusit, transmeton KTV.

Ende nuk dihen detajet, por mediat portugeze e kanë treguar autobusin e aksidentuar, të rrethuar nga zjarrfikësit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 19:30, kur shoferi e humbi kontrollin dhe e devijoi rrugën.