Botë

OBSH-ja paralajmëron vaksinim të përvitshëm për njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se personat që janë më të rrezikuar nga infektimi me COVID-19, siç janë të moshuarit, do të duhet të marrin çdo vit vaksinën, në mënyrë që të mbrohen nga variantet e virusit.

Lajmi i fundit nga OBSH-ja ka ardhur vetëm pak kohë pasi Izraeli ka bërë të ditur se gjysma e rasteve të reja të prekur me variantin indian Delta në këtë shtet, ishin midis njerëzve që ishin vaksinuar.

Sipas OBSH-së, derisa njerëzit më të rrezikuar do të duhet të vaksinohen çdo vit, të tjerët do të duhet të vaksinohen çdo dy vjet.

Ndërkohë, në bazë të të dhënave të fundit të publikuara nga “Our World in Data”, në tërë botën deri më tani janë vaksinuar vetëm 10% e popullatës.