Këshilltarët e Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve pritet t’i nisin vlerësimet lidhur me ndërlidhjen e mundshme midis rasteve të inflamacionit të zemrës dhe vaksinës kundër COVID-19 të “Pfizerit”.
Qendra kishte hetuar gjatë muajve të fundit rastet e inflamacionit të zemrës që kanë ndodhur kryesisht te të rinjtë. Gjatë qershorit, Ministria izraelite e Shëndetësisë ka pranuar se ekzistonte një lidhje mes vaksinës dhe problemeve në zemër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë së mërkurës, këshilltarët amerikanë pritet t’i prezantojnë detajet rreth 300 rasteve të konfirmuara të miokardit dhe perikardit. Këto raste janë evidencuar nga mesi i 20 milionë adoleshentëve të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agjencia ka bërë të ditur se një numër i madh i rasteve janë raportuar pas dozës së dytë të vaksinës. “Pfizeri” ka sqaruar se nuk ka vërejtur numër më të madh të rasteve sesa priten zakonisht në popullsinë e gjerë. Ndërkaq, kompania tjetër “Moderna” ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur raste të problemeve me zemër që lidhen me vaksinën e saj.
Mbi 138 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht me vaksinat e teknologjisë “mRNA”, së cilës i përkasin ajo e “Pfizerit” dhe “Modernas”.