Autoritetet shëndetësore po përpiqen të gjejnë nëse problemet me zemër që mund të ndodhin bashkë me lloje të ndryshme të infeksioneve, mund të jenë efekte anësore të rralla tek adoleshentët dhe të rinjtë pas dozës së dytë të vaksinës për COVID-19.
Një artikull mbi shtatë djem të rinj amerikanë, është në mesin e raporteve të fundit për sëmundjet e zemrës të zbuluara pas vaksinimit për koronavirus, edhe pse lidhja me vaksinën nuk është vërtetuar.
Djemtë, të moshave 14 dhe 19, janë vaksinuar me Pfizer në prill dhe maj dhe më pas kanë zhvilluar dhimbje në gjoks brenda disa ditësh. Testimet zbuluan se në ta shfaqej një lloj i inflamacionit të muskujve të zemrës, shkruan AP.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e SHBA-së ka alarmuar doktorët muajin e kaluar se po monitoronte një numër të vogël të raportimeve për inflamacion të zemrës në adoleshentë dhe të rinj pas vaksinës, nga ato të Pfizerit dhe Modernas. Por, ende nuk ka vendosur nëse është e lidhur me vaksinat.