Botë

Kthimi mbrapsht i refugjatëve

Grupet e të drejtave të njeriut dhe emigrantët kanë akuzuar Greqinë se po i kthen mbrapsht refugjatët, me anë të dëbimit të paligjshëm të emigrantëve së cilëve nuk u jepet as mundësia që të aplikojnë për azil. Ky stil nuk është i ri për Greqinë

Pak para se të zbardhte dita në fund të pranverës, një gomone e fryrë që mbante me dhjetëra njerëz arriti në brigjet e ishullit grek të Samos në afërsi të Turqisë. Brenda 24 orësh, thonë grupet për të drejtat e refugjatëve, i njëjti grup i refugjatëve u kthye mbrapsht me të njëjtën gomone.

Mirëpo, nga 32 personat sa arritën në ishullin Samos, 28 ishin kthyer mbrapsht me gomonen. Katër ditë më vonë, katër të zhdukurit, një grua palestineze me tre fëmijët e saj, u panë në qytetin Vathy në Samos. U kishin shpëtuar autoriteteve greke. Bëri kërkesë për azil dhe gjatë javës së kaluar u informua se kërkesa ishte pranuar.