Rreth 760,000 korean-jugorëve të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës së AstraZenecas, do t’u ofrohet vaksina e Pfizerit si dozë e dytë për shkak të vonesave të dërgesave sipas skemës globale të Covaxit, ka njoftuar qeveria.
Rreth 835,000 doza të vaksinës së AstraZenecas ishin aranzhuar të arrinin në fund të qershorit, të cilat Koreja e Jugut planifikonte t’i përdorte si dozë të dytë për rreth 760,000 punëtorë shëndetësorë që kishin marrë dozën e parë në prill, raporton The Guardian.
Dërgesa është shtyrë për në korrik ose më vonë, ndërsa vendi ka përdorur rezervat e AstraZenecas për t’i dalë ballë pjesëmarrjes më të madhe se sa pritej.
Shtete të ndryshme, si Kanada dhe Spanja, tashmë kanë aprovuar përzierjen e dozave – kryesisht për shkak të shqetësimit për lidhjen mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së AstraZenecas.