Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prokuroria kërkon burgim për Sarkozyn

Nicolas Sarkozy

Prokurorët francezë kanë kërkuar dënimin me gjashtë muaj burgim për ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, në rastin gjyqësor kundër tij për financimin e fushatës. Kështu ka raportuar të enjten televizioni francez BFM TV.

Të martën, Sarkozy kishte mohuar akuzat për financimin e jashtëligjshëm të fushatës së tij të dështuar për rizgjedhje më 2012, duke pretenduar se çështja e shpenzimeve nuk ishte në përgjegjësinë e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria ka bërë të ditur se partia konservatore e Sarkozysë kishte shpenzuar pothuajse dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara me ligjin zgjedhor për tubimet e fushatës.

Duke i mohuar akuzat, Sarkozy ka insistuar se nuk ka qenë i përfshirë në punët logjistike të fushatës për mandatin e dytë si president i Francës.