Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos. Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.
“Charalambos Anagnostopoulos, burri i 20-vjeçares Caroline Krauts sipas provave në dispozicion të policisë dhe që konsiderohen të mjaftueshme është vrasësi i saj. Përmbysja e hetimeve e sjell pilotin nga pozicioni i burrit dhe babait të shkatërruar në pozicionin e të akuzuarit për një nga rastet më famëkeqe të vrasjeve të viteve të fundit. Të dhënat që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë së të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e 20-vjeçares që tregoi kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos”, shkruan gazeta greke.
Të mërkurën hetimet morën një kthesë të fortë, kur policia duke pasur të dhënat e reja në dispozicion, i kërkoi Babis Anagnostopulos të kthehej në Athinë nga Alonissos për të dëshmuar. Për të mos treguar se sa serioze ishin këto fakte dhe për mos e “trembur”, ata pranuan kërkesën e tij për të qëndruar një ditë tjetër në Alonissos, në mënyrë që të ishte i pranishëm në shërbimin përkujtimor për Caroline.
Pas shërbimit përkujtimor, siç njoftoi zëdhënësi i policisë, Apostolos Skrekas, piloti u mor me helikopter dhe u dërgua sot në Athinë. Prej atij momenti ai dëshmoi, por përgjigjet e tij nuk ishin bindëse në lidhje me provat e mjaftueshme që e “gozhdojnë” për vrasjen e gruas.
Në fillim mes autorëve të dyshuar të vrasjes sipas medieve greke ka pasur edhe shqiptarë, por tashmë ngjarja u përmbys.
-
Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi, dyshohet se burri i saj ka lidhje me grabitësit
-
Hetimet për vrasjen e Carolines, ngushtohet lista e të dyshuarve
-
Arrestohet një gjeorgjian që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Policia gjen të dyshuarin për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të komentatorit të BBC-së