Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një gjeorgjian që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 20-vjeçares në Greqi

Një person nga Gjerogjia është arrestuar nga policia greke me pasaportë false dhe tashmë po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.

Mediat greke njoftojnë se ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t'u arratisur nga vendi me veturën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar, raporton Prothotema.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas analizës së ADN-së, u zbulua se Georgiaos mori pjesë në një grabitje më 7 mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak dhe më pas "rrëmbyen" para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.