Botë

UNICEF: 160 milionë fëmijë dhe adoleshentë punojnë në të gjithë botën

Sipas raportit më të fundit të UNICEF, janë 160 milionë fëmijët dhe adoleshentët në të gjithë botën, të cilët punojnë për shkak të varfërisë. Një fenomen që shënon rritje si pasojë edhe e pandemisë së COVID-19.

Sipas raportit vlerësohet se pandemia ka shkaktuar varfëri në 108 milionë persona dhe familjet e tyre. Në këto rrethana rreziku është që njerëzit t’i drejtohen punësimit të të miturve si një strategji mbijetese.

Financimi nga FAO mund t’i ndihmojë njerëzit të hyjnë në botën e punës. Maria Sedilo Shavez, e cila iu drejtua një agjencie të financuar nga organizata në Guatemalë, ishte në gjendje të thellonte njohuritë e saj për industrinë e kafesë dhe të krijojë një perspektivë të jetës.

Kamboxhia është gjithashtu një vend me një problem në rritje të punësimit të fëmijëve, veçanërisht në industrinë e peshkimit. Me 62 milion fëmijë të përfshirë, rajoni i Azisë është i dyti vetëm pas Afrikës në këtë fenomen.