Botë

EMA pritet të japë në korrik vendimin për përdorimin e vaksinës së Modernas te tinejxherët

 

Rregullatori Evropian i Barnave (EMA) pritet të japë vendimin për përdorimin e vaksinës antiCOVID të Modernas te grupmosha 12 deri 17 vjet muajin e ardhshëm, pas aplikimit nga prodhuesi, raportojnë mediumet e huaja.

Komiteti i EMA-s ka njoftuar se do të shpejtojë me vlerësimin e të dhënave, dhe ka shtuar se vonesë mund të ketë nëse EMA-s i duhen informata shtesë.