Një burrë i cili ishte në arratisje në një zonë rurale në Zelandën e Re, pagoi një helikopter për ta çuar në stacion policor që të dorëzohej.
James Bryant, përballet me akuza për sulm dhe ka kaluar pesë javë duke u fshehur në një qytet të vogël në veri të Otagos.
Ai u tha mediave lokale se koha e tij atje ka qenë e “mrekullueshme”, porse ishte gati të linte “mesin e askundit”, shkruan BBC.
Avokati i të burgosurve, Arthur Taylor, i cili ndërmjetësoi arrestimin paqësor, ka thënë se i ka ofruar shampanjë dhe ushqim të mirë Bryantit para se të arrinte në stacion.
Akuzat me të cilat ngarkohet ai përfshijnë sulmin me armë, lëndim me qëllim dhe tri komunikime të dëmshme digjitale.
Policia pati paralajmëruar publikun se ai konsiderohej i rrezikshëm dhe se nuk duheshin t’i afroheshin.
-
Qindra evakuohen, disa me helikopterë, nga vërshimet në Zelandë të Re
-
Arrestohet James Harden
-
Ikja e të dyshuarit nga Pallati i Drejtësisë, policia arreston një person
-
Timberlake raportohet se do ta pranojë fajësinë në rastin për vozitje në ndikim të alkoolit
-
Helikopteri përplaset në çatinë e hotelit, piloti mbetet i vdekur