Qindra persona në Zelandë të Re janë evakuuar nga shtëpitë e tyre të hënën, madje disa edhe me helikopter, pasi reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në rajonin Canterbury.
Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente. Sipas parashikimeve të motit pritet të ketë reshje të shiut edhe të hënën mbrëma, para se kushtet të përmirësohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria ka ndihmuar të evakuohen mbi 50 persona, me helikopter ushtarak.
Një person ishte në një dru në afërsi të qytetit Darfield, para se të hidhej në ujë dhe tentoi të notonte për në breg, por u mor nga vërshimet, siç ka treguar ushtria. Ekipi i shpëtimit në helikopter kërkoi në ujëra për 30 minuta, para se të gjente burrin dhe ta shpëtonte. Me helikopter ushtarak është shpëtuar edhe një çift i moshuar që ishte në çatinë e veturës së tyre.